Sonte një vit më parë Çairi ushtonte, Futsal Shkupi titullin kampion festonte

Saktësisht një vit më parë (25.04.2019), Çairi ishet në festë, teksa Futsal Shkupi po i gëzohej titullit të dytë kampion në historikun e saj 5-vjeçar të themelimit, njofton “infOSport.mk”. Skuadra “bardhekaltër” nga Çairi edicionin e kaluar ishte e pa konkurrentë, ndërsa titullin kampion e festoi vetëm pas ndeshjes së fundit ndaj Zhelezarecit, ndaj së cilës skuadër më pas në Kavadar triumfoi edhe në finalen e madhe të Kupës, duke bashkuar kështu të dy titujt më të rëndësishëm në futsalin vendor.

Futsal Shkupi nga gjithsej 27 ndeshje të zhvilluara edicionin e kaluar, në 26 prej tyre kishte dalë fitues, ndërsa po të njëjtën gjë po bënte edhe edicionin aktual, që për momentin është në pushim, për shkak pandemisë “Covid 19”.

Futsal Shkupi në 16 ndeshje të zhvilluara ka arritur 15 fitore dhe një barazim, ndërsa gjithashtu do të luaj edhe në gjysmëfinale të Kupës, ku sërish shihet si favorit, duke pasur parasysh se në çerekfinale eliminoi rivalin kryesor për titull, KMF Ciko Proekt. Kësisoj nëse gjithçka i kthehet normales dhe Federata e Futbollit vendos që të rikthehen garat, Futsal Shkupi është në rrugë të mirë të përsëris suksesin e vitit të kaluar, duke bërë për vete të dy titujt, me çka do të pasuronte vitrinat e saj edhe më shumë, transmeton “infOSport.mk”.

Kujtojmë në historikun e deritanishëhm 5-vjeçar, skuadra e Futsal Shkupit ka fituar dy tituj kampion në Ligën e Parë, një herë kishte triumfuar në kuadër të Kupës, ku deri më tani dy herë kishte prekur finalen e madhe, ndërsa në edicionin 2014/2015, që në sezonin e saj debutues ishte shpallur kampion në Ligën e Dytë, duke nisur rrugëtimin e sukseseve në mesin e më të mirëve.

Leave a Reply