Befason futbollisti i Ferizajit, Maqedonia favorite përballë Kosovës!

Behar Bardhi, ndryshe vëllai i Enis Bardhit, aktualisht është pjesë e skuadrës së Ferizajit në Superligën e Kosovës, ndërsa i njëjti në një intervistë për “Gazeta Olle”, ka zbuluar shumë gjëra për vëllain e tij (Enisin) që luan në La Liga me Levanten, ndërsa gjithashtu kishte folur edhe për takimin e shumëpritur, Maqedoni-Kosovë, e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

“Unë krenohem me të por edhe e gjithë familja. Arritja dhe sukseset e tij ka bërë që të përjetojmë kënaqësi të madhe brenda shtëpisë tonë”, tha fillimisht Behar Bardhi.

“Ndjenjë e veçantë të shikosh vëllain duke luajtur në La Liga, sidomos me lojtarët më të mirë atje të cilët si fëmij i kemi pasur ndoshta edhe idol, dhe vetë prezenca e Enisit atje bën gjithë shqiptarët krenar dhe jo vetëm mua”, tha tutje ai.

I dashur pas topit dhe fëmijë paksa më i lazdruar, kështu përshkruhet Enisi nga vëllai i tij më i madh Behari.

Madje ai ka thënë për 24 vjeçarin se ka ëndërruar çdo herë të luante në një nga ligat më të forta evropiane, gjë e cila tashmë i është realizuar.

“Si më i vogli i familjes ka qenë i dalluar, gjithmonë mbizotëronte zhurma në shtëpi nga ai nga lëvizjet e tij që bënte duke luajtur me top brenda shtëpisë. Futbollin e ka dashur që i vogël dhe ka qenë ëndërr e tij që një ditë të jetë futbollist i cili do të luante në ligat më të forta të Evropës”, shtoi ai.

Gjithashtu, Behar Bardhi ka komentuar edhe ndeshjen e shumë përfolur në mes të Maqedonisë dhe Kosovës.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet në muajin tetor ose më së largu në nëntor të këtij viti dhe është e vlefshme për fazën finale të Ligës së Kombeve, ku fituesi dërgon vetën në finale të këtij kompeticioni ku më pas do ishte një mundësi e artë për kalim në kampionatin evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm.

“Mendoj që do të jetë një ndeshje shumë interesante si në aspektin sportiv ashtu edhe emocional. Për Enisin çdo lojë ka emocionet e veta por shpresoj që çdo gjë do të shkon sipas rregullave sportive”.

“Në këtë ndeshje dy ekipet janë shumë të forta por mendoj që Maqedonia është më favorite sepse ka më shumë eksperiencë dhe është në cilësinë e skuadrës vendase”, përfundoi Behar Bardhi.

Leave a Reply