Ibra po largohet nga Milani, “kuqezinjtë” pasuesin e tij e gjejnë te Reali!

Ndonëse u afrua vetëm në janar, duket se Zlatan Ibrahimoviç do të largohet nga Milani në fund të sezonit aktual.

Drejtuesit “kuqezi” do të përqendrohen në lojtarë të rinj dhe premtues, të cilët mund t’i sillnin edhe fitime klubit.

Në këtë situatë, italianët kanë filluar të punojnë për të gjetur zëvendësuesin e suedezit.

Sipas “calciomercato”, duket se Milani e ka gjetur zëvendësuesin në Spanjë, më saktë te Real Madridi.

Thuhet se kuqezinjtë kanë piketuar sulmuesin serb, Luka Joviç, i cili u transferua me bujë te Reali në verë, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe “madrilenët” do ishin të gatshëm ta lejonin të largohej në drejtim të “San Siros”.

Leave a Reply