Messi ka kërkuar që super sulmuesi i Liverpullit të transferohet te Barcelona!

Mediat britanike raportojnë se Lionel Messi i ka kërkuar Sadio Manes të transferohet tek Barcelona, ndërsa një gjë të tillë ua ka kërkuar edhe drejtuesve të skuadrës “katalunase”.

Me Luis Suarezin e dëmtuar dhe në moshë, si dhe me Kutinjon jashtë forme, Barcelonës i nevojitet patjetër një sulmues si Mane.

Senegalezi po kalon një formë të mrekullueshme sezonet e fundit dhe është një ndër futbollistët më të mirë të Liverpull. Për shërbimet e Sadio Mane interesohet gjithashtu edhe Real Madridi.

Leave a Reply