ZYRTARE, në javën e fundit të majit rinis edhe një kampionat tjetër europian

Kampionati hungarez i futbollit do të rikthehet zyrtarisht me 23 maj, kur në program do të jenë ndeshjet e gjysmëfinale të Kupës, teksa një javë më pas, më 30 maj, do të rinis kampionati.

Sigurisht që të gjitha ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e publikut, ndërkohë që të gjithë do të ndjekin edhe një protokoll sanitar që të mos ketë njerëz të infektuar.

Më parë edhe Çekia ka marrë vendimin për ta kthyer futbollin dhe atje nis kampionati më 29 maj.

Polonia dhe Portugalia gjithashtu kanë konfirmuar datat, së shpejti pritet edhe zyrtarizimi nga Danimarka, ndërkohë për Bundesligën gjermane pritet të vendoset gjatë ditës së nesërme.

Ndërkohë tre janë vendet që e kanë mbyllur sezonin që tani, Belgjika, Holanda dhe Franca.

Leave a Reply