Dorëzohet Çeferin, rikthimi i futbollit nuk është më në duart e UEFA-s

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin ka thënë se futbolli do të rikthehet, por nuk është sporti që do të vendosë, por është politika.

Shtëpia e futbollit evropian dëshiron që të vazhdohen garat evropiane, por Holanda dhe Franca tashmë i kanë përfunduar sezonet paraprake.

Çeferin është i bindur se futbolli do të rikthehet me disa ndryshime, por që vendimi final nuk është në duart e tij.

“Njerëzimi do të mposhtë koronavirusin. E kemi parë se si bota është duke e luftuar pandeminë dhe jemi të kujdesshëm. Futbolli ka një energji pozitive dhe ne duam që të rikthemi aty ku kemi mbetur, natyrisht se do të ketë ndryshime. Do të rikthehemi shpejtë. Do të adhuroja që futbolli të rikthehej sa më shpejtë të jetë e mundur, por ky vendim nuk është në duart e mija, është në të politikës”, – ka thënë Çeferin.

Premierliga, Serie A, La Liga dhe Bundesliga ende nuk i kanë mbyllur sezonet dhe duan t’i vazhdojnë ato.

Leave a Reply