Hysaj largohet nga Napoli, e zëvendëson shoku i Rrahmanit

Elseid Hysaj me shumë mundësi do të largohet nga skuadra e Napolit në verë.

Mbrojtësi i djathtë nuk ka pasur shumë hapësirë këtë sezon dhe po mendon largimin, shkodrani ka vendosur që t’i japë fund aventurës së tij me napolitanët shkruan “Sky Sport”.

Drejtuesit e Napolit kanë nisur të mendojnë dhe për zëvendësuesin e tij. Ata duan të afrojnë nga rradhët e Veronës, Davide Faraonin.

Ky i fundit mund të kalojë në Sao Paolo nëse lojtari i kombëtares shqiptare zgjedh të largohet.

Marrëveshja për Faraonin nuk do të jetë shumë e kushtueshme, pasi marrëdhëniet mes klubeve janë të mira. Napoli bleu dhe Amir Rrahmanin nga skuadra e Veronës në merkaton e janarit, prandaj gjuha e përbashkët mund të gjindet shpejt.

Leave a Reply