Kthesë, Merkel heq dorë nga një kusht i rëndësishëm në Bundesligë

Sezoni në Bundesligë megjithatë mund të rifillojë me 15 maj, ashtu siç ishte plani paraprak. Thuhet se në moment të fundit kancelarja Angela Merkel ka hequr dorë nga kërkesa për karantinë dy javore të skuadrave.

Kjo pikë ishte e disponueshme në planin fillestar për lirimin e masave në Gjermani, mirëpo e njëjta më pas u hoq nga rendi i ditës, pohon gazetari Rafael Honigshajn nga “Spiegel”.

Në këto momente po zhvillohet takimi online i autoriteteve gjermane me Kryeministrat e provincave.

Leave a Reply