Arjen Roben i rikthehet futbollit aktiv!

Holandezi Arjen Roben një vit më parë vendosi të braktis futbollin aktiv, mirëpo ka ende që besojnë se holandezi mund të tregojë cilësitë e tij në fushën e blertë. Është skuadra braziliane e Botafogo që po tenton ta bindë anësorin holandez të ndryshojë mendje dhe të luajë të paktën edhe një sezon tjetër.

Ky është synimi i zëvendëspresidentit të shitjeve dhe marketingut, Ricardo Rotenberg.

“Për mua ishte lojtari më i mirë në Kupën e Botës 2014. Mendoj se është një lojtar i shkëlqyeshëm. Ka rezik sepse ai ka qëndruar shumë kohë pa luajtur. Kam tentuar dhe më është përgjigjur, duke u shprehur i lumtur për interesimin e Botafogo. I kërkova Marcos Leite (Menaxheri i Jaja Ture) të më ndihmonte për të kontaktuar Roben. Ai gjeti kontaktin dhe foli me menaxherin e tij. Kjo ishte ndihma që më dha”, është shprehur Rotenberg për “Canal do TF”.

Leave a Reply