ZYRTARE, futbolli nuk do të rifillojë edhe në këtë shtet europian

Pas Holandës dhe Francës, tashmë edhe zyrtarisht edhe në Belgjikë nuk do të rifillojë sezoni futbollistik, i pezulluar për shkak pandemisë “Covid 19”.

Kjo pasi Qeveria belge ka vendosur që asnjë sport, qoftë profesional apo amator, të mos zhvillohet deri më 31 korrik.

Kjo datë, e bënë të pamundur përfundimin e sezonit në Superligën e futbollit të Belgjikës, me UEFA-n që u ka kërkuar përfundimi të ndodh para datës 3 gusht, me këtë muaj që do t’i lihej në dispozicion ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.

Drejtuesit e Superligës belge (PRO League), janë deklaruar pas këtij vendimi të Qeverisë, duke thënë se e respektojnë masat që janë marrë për të ndaluar përhapjen e “Covid-19”.

Tani Pro League do të ulet për të vendosur për renditjen përfundimtare të sezonit.

Kujtojmë se Franca ka shpallur kampion PSZH-në, ndërsa në Holandë, sezoni është shpallur i anuluar, duke mos i dhënë askujt titullin e kampionit.

Leave a Reply