Jo vetëm Fiorentina, edhe Sampdoria konfirmon 3 raste me “Covid 19”

Në Itali situata me “Covid 19” vazhdon të jetë shumë e vështirë. Pasi Torino konfirmoi një rast pozitiv me Koronavirus  dhe Fiorentina plotë 6 raste të reja,

edhe klubi i Sampdorias ka dalë me deklaratë zyrtare, ku ka konfirmuar se tre persona në klub, kanë rezultuar pozitivë me “Covid-19”.

“UC Sampdoria konfirmon se pas testeve të sotme për ‘Covid-19’, kemi pasur tre raste të reja me Koronavirus. Të prekur kanë simptoma dhe janë karantinuar, aty ku do të kenë kujdesin e nevojshëm sipas protokollit”, – shkruhej në njoftimin e klubit.

Kësisoj rifillimi i Serie A, mbetet në rrezik të madh!

 

Leave a Reply