Katër arbitra nga Maqedonia, referojnë në plej of të Liga Evropës

Të enjtën do të zhvillohen ndeshjet e para të fazës së plej of-it në Liga Evropa, ndërsa nuk mungojnë as referët nga Maqedonia që janë delaguar të referojnë në këtë fazë të këtij kompeticioni.

Aleksandar Stavrev është përcaktuar të ndajë drejtësinë në takimin Legia Varshava-Sherif Tiraspoli, përderisa në këtë ndeshje ai do të ndihmohet nga Marjan Kirovski, Dejan Kostadinov dhe Dimitar Meçkarovski.

Leave a Reply