Barcelona bënë llogaritë, ja sa të holla kanë humbur gjatë pandemisë “Covid 19”

Pandemia “Covid 19” tashmë gati dy muaj ka pezulluar futbollin, ndërsa e gjithë kjo ka sjellë një ulje të madhe të të ardhurave për të gjitha klubet, përfshirë këtu edhe gjigandët spanjoll të Barcelonës.

“Katalunasit” kanë kryer një studim mbi ndikimin që ka pasur kjo pandemi në të ardhurat e klubit dhe ka vlerësuar se ata kanë humbur diku më shumë se 150 milion euro.

Barcelona llogarit vlerën e shifrave prej 154 milion euro, duke marrë parasysh mungesën e shitjeve të biletave në “Kamp Nou”, mbylljen e dyqaneve zyrtare dhe muzeut, si dhe ndalimin e veprimtarisë së akademive të klubit në të gjithë botën.

Bordi po punon pa u lodhur për të minimizuar këtë ndikim, megjithatë kësaj i shtohet edhe shifra humbjeve të tyre të mundshme në fushën e shitjes së futbollistëve, e cila ishte vlerësuar në 124 milion euro, por ende mungon rreth 70 milion euro për të balancuar llogaritë.

Një nga mënyrat me të cilat Barcelona ka kërkuar të zvogëlojë atë shifër është përmes mekanizmit ERTE (uljes së pagave të futbollistëve) si për lojtarët ashtu edhe për punonjësit e klubit, dhe vlerësohet se kursen klubin midis 40 dhe 50 milion euro.

Shifra e dëmeve të plota konsiderohet të jetë rreth 220 milionë euro, përfshirë këtu të gjitha kostot e mundshme brenda klubit.

Leave a Reply