Konfirmohet dueli i radhës i Khabib Nurmagomedovit

Kampioni absolut, Khabib Nurmagomedov me shumë gjasa duelin e tij të rradhës do ta zhvillojë gjatë verës. Një gjë të tillë ka pohuar numri një i UFC-së, Dana Uajt, i cili ka bërë të ditur edhe kundërshtarin e dagestanezit.

Ai do të jetë Xhastin Gaethje, i cili gjatë këtij muaji arriti që ta mposht Tony Fergusonin.

Presidenti i UFC-së, Dana Uajt shpreson se ky meç do të zhvillohet gjatë kësaj vere, ndërsa i njëjti po planifikon që meçi të zhvillohet në një ishull.

“Kjo përballje do të zhvillohet këtë verë, në një Ishull, por nëse ndryshon situata nga ‘Covid-19’ atëherë mund të ndryshojë edhe vendi i meçit” – ka thënë Uajt.

Ndryshe, Khabib Nurmagomedov dhe Xhastin Gaethje do luftojnë për titullin e kampionit në peshat e lehta në UFC.

Leave a Reply