Alioskit te Lidsi mund ti bashkohet një tjetër shqiptarë!

Skuadrat evropiane kanë gjuajtur rrjetën e transferimeve tek talentët kosovar.

Së fundmi tre skuadra angleze janë në ndjekje të anësorit të Përfaqësuesës së Kosovës, Benjamin Kololli.

Krahas Lids Junajtedit dhe Brentfordit, në garë për lojtarin e Cyrihut ka hyrë edhe Shefilld Vendzi, aty ku luan edhe reprezentuesi tjetër kosovar, Atdhe Nuhiu.

“Football Insider” shkruan se transferimi i Kolollit mund të ketë ndikim në formën e Nuhiut.

Kjo, jo vetëm për shkak se dyshja luajnë së bashku te Kosova, por edhe sepse janë miq të mirë jashtë fushës.

Dyshja shihen mjaft të afërt nga postimet e tyre në rrjetin social “Instagram”.

Leave a Reply