Sonte klasikja Dortmund-Bajern Munih, por për herë të parë pa tifoz

Sonte në Bundesligën gjermane zhvillohet klasikja, Borusia Dortmund – Bajern Munih, ndeshje kjo që për herë të parë do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Kujtojmë se asnjë ndeshje, deri në fund të sezonit nuk do të ndiqet nga tifozëritë e asnjë skuadre për të parandaluar përhapjen e “COVID-19”, që ka goditur ashtu si shumë vende në botë, edhe Gjermaninë.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në “Sinjal Iduna Park” me fillim në ora 18:30, ndërsa dy orë më vonë në program janë edhe 3 ndeshje, përfshirë këtu edhe përballjen midis Verder Bremenit të Milot Rashicës dhe Borusia Menhengladbahut.

Leave a Reply