Francë, zhvillohet një ndeshje ilegale, 400 tifozë futen në fushë për të festuar! (VIDEO)

Takimet e më shumë se 10 personave janë të ndaluara nën masat Covid-19 në Francë, megjithatë një turmë e madhe mori pjesë në ndeshjen ilegale të së dielës në futboll midis Neuhof dhe Hautepierre.

Sipas asaj që shihet në video shihet qartë se masat distancuese sociale po injorohen. Raportet lokale pretendojnë se 300 deri 400 njerëz u mblodhën për të parë pasi ndeshja u njoftua në Facebook.

Pamjet nga “Youtube” treguan dukshëm skena kaotike, me tifozët që pushtuan fushën për të festuar golat.

Nënkryetari i bashkisë së Strasburgut, Serge Oehler, tha: “Ajo që ndodhi këtë fundjavë është e papërgjegjshme dhe e një rëndësie të pashpjegueshme. Autoritet duhet të dënojnë me forcë dhe të veprojnë. Nëse pas shikimit rezulton se menaxherët e klubit kanë marrë pjesë në këtë, padyshim që do të ketë një përgjigje proporcionale”.

Leave a Reply