Ndeshjet e Kupës, mbyllen 45 minutat e para, Shkëndija superiore në Pehçevë (VIDEO)

Janë mbyllur 45 minutat e para në kuadër të ndeshjeve kthyese të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, ku Shkëndija veçmë ka siguruar një vend për në raundin tjetër të garave, njofton “infOSport.mk”. Skuadra tetovare gjatë 45 minutave të para po avanson me rezultatin 3:0 në transfertën në Pehçevë ndaj Kit Go, të cilën skuadër në ndeshjen e parë në Tetovë e kishte mundur me rezultatin 2:0.

Goli i parë i Shkëndijës i shënuar nga Shefit Shefiti

Goli i parë i Shkëndijës i shënuar nga Shefit Shefiti Ndeshja e kthimit e 1/8 së finalesKIT GO – SHKËNDIJA 0:1(Sh. Shefiti 2')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 3 октомври 2018 г.

Shefit Shefiti hapi serinë e golave që në minutën e dytë, kur përfitoi nga një gabim i mbrojtjes vendase, por edhe një devijim i portierit të Kit Go, i cili ndali fillimisht goditjen e Samir Fazli, por jo edhe të sulmuesit të kombëtares shpresa të Shqipërisë, i cili që në ato momente paralajmëroi fitoren e “kuqezinjëve”.

Gledi Mici shënon golin e dytë ndaj Kit Go

Gledi Mici shënon golin e dytë ndaj Kit Go Ndeshja e kthimit e 1/8 së finalesKIT GO – SHKËNDIJA 0:2(G. Mici 20')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 3 октомври 2018 г.

Në minutën e 20-të  Gledi Mici shënoi edhe golin e dytë për Shkëndijën, që erdhi pas një super aksioni të rifilluar nga gjysmëfusha e skuadrës tetovare, kur Nafiu mjaft mirë gjeti në anën e djathtë të vetmuar Mevlan Muratin, i cili harkoi për tokë në shtyllën e dytë për mbrojtësin e krahut të majtë, i cili nuk e pati të vështirë që edhe për herë të dytë të tund rrjetën e vendasve.

Samir Fazli shënon golin debutues me fanellën e Shkëndijës

Samir Fazli shënon golin debutues me fanellën e ShkëndijësKIT GO – SHKËNDIJA 0:3(S. Fazli 28')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 3 октомври 2018 г.

Mirëpo këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar gjatë 45 minutave të para, pasi në minutën e 28-të rradha i erdhi edhe sulmuesit Samir Fazli, që në paraqitjen e tij të dytë dhe të parën nga minuta e parë, gjeti golin debutues me fanellën e Shkëndijës.

Një epërsi komode prej dy golash gjatë 45 minutave të para ka edhe Pobeda në përballjen ndaj Gostivarit në Prilep, Makedonija GJ.P dhe Vardari po luajnë me rezultatin e barabartë 1:1, rezultat ky që ishte përfundimtarë në ndeshjen e parë të zhvilluar në Maxhari, teksa Bregallnica, Skopje dhe Pelisteri kanë epërsi minimale në përballjet ndaj Akademia Pandev, Sileksit, gjegjësisht Bellasicës.

Që të tre këto skuadra po avansojnë në transfertë, pas disfatave në ndeshjet e para si vendas.

Ndeshja e vetme në të cilën pjesa e parë nuk prodhoi gola, është ajo midis Rabotniçkit dhe Tikveshit, skuadër kjo që në Kavadar kishte pësuar me rezultatin 0:1.

Kupa e Maqedonisë
Ndeshjet e kthimit të 1/8 së finales

45 minutat e para

A. Pandev 0 – 1 Bregallnica
Bellasica 0 – 1 Pelisteri
Kit Go 0 – 3 Shkëndija
Makedonija Gj.P 1 – 1 Vardari
Pobeda 3 – 1 Gostivari
Rabotniçki 0 – 0 Tikveshi
Sileksi 0 – 1 Skopje

Leave a Reply