Naingolan humb një nga familjarët e ngushtë

Dhimbje e madhe në familjen e futbollistit të njohur belg, Raxha Naingolan. Ky i fundit ka humbur mbesën, vajzën e motrës, e cila nuk arriti dot të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë, duke u larguar nga kjo botë në moshë të re.

Lajmin për ikjen e hershme të mbesës, mesfushori i  Interit, e ka bërë të ditur edhe përmes rrjeteve sociale, ku me shkrimin e tij kishte emocionuar që të gjithë: “E dashura dhe e shtrenjta ime, do të na mungosh të gjithëve. Të dashurit tënd, babait tënd, fëmijëve. Tani shko te mamaja dhe dhuroji një përqafim të ngrohtë. Ajo do të mbrojë edhe më shumë. Nuk arrij ta besoj, ishe kaq e re… “, – kishte shkruar Naingolan.

Leave a Reply