Momente jo të mira te Reali, Lukas Vaskez ofendon Modriçin! 

“Më paso një dreq topi, ti kroat muti!”, – janë fjalët e artikuluara nga Lukas Vaskez në adresë të Modriç…

Real Madridit pasditën e së shtunës edhe për të tretin vit me rradhë arriti që të shpallet kampione e Botës, pasi në finalen e madhe të zhvilluar në Doha mundi ekipin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Ain me rezultatin 4:1.

Ky momente duheshe të sjellë shumë buzëqeshje dhe festë, mirëpo nuk ndodhi saktësisht ashtu, pasi me të përfunduar ndeshja, mes Luka Modriç dhe Lukas Vaskez kishte një përplasje, edhe atë në sy të të gjithëve.

“Më paso një dreq topi, ti kroat muti!”, – janë fjalët e artikuluara nga Lukas Vaskez në adresë të Modriç.

Gjithçka e filmuar dhe më pas e evidentuar falë ekspertëve të leximit të buzëve. Nuk është ende e qartë nëse debate mes të dyve kishte prapaskenë humori, sikurse është munduar ta kanalizojë Real Madridi, që u kujdes të fshijë nga rrjeti të filmimet e episodit.

Leave a Reply