16 futbollistë të klubit të njohur brazilian me koronavirus

Klubi brazilian, Vasco de Gama, ka njoftuar se 16 futbollistë të skuadrës kanë dalë pozitivë në testet për Covid-19.

Vasco de Gama njoftoi për këto raste mbrëmjen e së dielës, përmes mjekut Marcos Teixeira, pas 350 testeve të bëra në 250 njerëz, duke përfshirë lojtarë, pjesëtarë të stafit teknik, punëtorë të klubit dhe anëtarë të familjes.

Nga testimet, 43 ishin sportistë, derisa 44% e tyre rezultuan pozitivë.

“Ne hasëm në 16 sportistë me teste pozitive. Ata janë të izoluar nga grupi, do të vazhdojnë të kenë kontrolle dhe teste mjekësore derisa të sigurohemi që s’do të mund ta transmetojnë virusin me pjesën tjetër të grupit”, tha Teixeira.

Leave a Reply