Sanço me “tripletën” ndaj Paderborn shkruan emrin e tij në historinë e Bundesligës!

Pas dy ndeshjeve në stol, Xhadon Sanço të dielën e nisi ndeshjen si titullar kundër Paderbornit në transfertë, ndërsa ylli anglez arriti që të tregojë gjithë potencialin e tij, duke shënuar një tripletë historike.

Ishte kjo tripleta e parë në karrierën e 20 vjeçarit, i cili arriti në kuotën e 30 golave në total në Bundesligë. Kështu, numri 7 i Borusia Dortmundit u bë futbollisti më i ri në historinë e Bundesligës gjermane që arrin në kuotën e 30 golave.

Leave a Reply