Ngjarje e rëndë në Itali, ish-talenti i Parmës masakron familjen e tij

Një ngjarje e rëndë dhe rënqethëse ka ndodhur në Itali, ku në Parma është regjistruar një vrasje e dyfishtë. Autori i këtij krimi  është Solomon Njantakji, 21 vjeç, i cili u ka marrë jetën nënës 43-vjeçare dhe motrës së tij 11-vjeçare.

Njantakji, ganezi i cili është rritur te të rinjtë e e Parmës, tanimë është arrestuar dhe ka pranuar krimin e rëndë. Ngjarja ka ndodhur në apartamentin ku jetonin, në Parma, në lagjen multietnike të San Leonardos.

Kufomat e viktimave të krimit makabër i ka zbuluar vëllai Rajmond, 25 vjeç, i cili ka njoftuar policinë, ndërsa autori i krimit është kapur në Milano nga policia.

Në sezonin 2014/15 Roberto Donadoni e kishte grumbulluar  Solomon Njantakjin disa herë në Serinë A, por ishte viti i falimentimit të Parmës dhe për ganezin gjithçka shkoi keq. Edhe dy aventura të tjera që pati me Tuttokuoion dhe Imolezen, në huazim, nuk ishin me fat.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply