Alpaj Jusuf transferohet te Sileksi

Mesfushori defansiv nga Kumanova, Alpaj Jusuf është transferuar në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, duke firmosur kontratë një vjeçare me Sileksin, me opsion vazhdimi edhe për 1 vit tjetër nëse palët mbeten të kënaqura. Para se të transferohet te Sileksi, ai ishte pjesë e Llokomotivës nga Shkupi.

“Në radhë të parë falënderoj trajnerin Zhikica Tasevski, i cili më ka pritur shumë mirë në skuadër dhe për mbështetjen që më dha. Falënderoj edhe të gjithë lojtarët në ekip, dhe stafin drejtues të Sileksit për respektin që ma bënë. Kam nënshkruar për një vit, me mundësi vazhdimi. Për mua është kënaqësi të jem pjesë e kësaj skuadre që gëzon respekt në elitën e futbollit vendor. Tani s’më mbetet tjetër përvec se të angazhohem maksimalishtë dhe të fitoj e besimin e dhënë nga stafi teknik. Shpresoj se në fillim të mbarë të kampionatit dhe të arrijmë objektivat e ekipit në kampionatin e ri”, ka thënë për ‘lajm’, mbrojtësi i talentuar Alpaj Jusuf.

20 vjeçari debutimin me Sileksin do ta ketë nesër në ndeshjen miqësore ndaj Rudarit nga Probishtipi.

Leave a Reply