Përcaktohet orari i ndeshjeve të Futsal Shkupit në LK

Sot edhe zyrtarisht është mësuar orari i ndeshjeve të Grupit “C” në kuadër të Uefa Futsal Cup Champions League, ku bënë pjesë edhe skuadra e Futsal Shkupit, që për herë të parë në historikun e saj 3-vjeçarë, do të prezantojë Maqedoninë në arenën ndërkombëtare.

Shkupi debutimin zyrtarë në këtë kompeticion do ta ketë kundër Makabi Tel Aviv të Izraelit. Kjo ndeshje në program është me datë 23 gusht me fillim në ora 18:00, ndërsa nga ora 20:15 vendasit e Diamant Linz do të përballen me skuadrën përfaqësuese të Maltës, Luxol St. Andrews.

Pikërisht këta të fundit do të jenë kundërshtari i dytë i Futsal Shkupit në ndeshjen e xhiros së dytë që në program janë me datë 24 gusht, derisa ndeshjet e fundit në kuadër të grupit zhvillohen të Shtunën, kur Futsal Shkupi do të përballet me nikoqirët e Diamant Linz.

Rikujtojmë të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Linz të Austrisë.

Më poshtë keni orarin e plotë të ndeshjeve në kuadër të grupit “C”.

 

UEFA FUTSAL CHAMMPIONS LEAGUE
Orari i ndeshjeve në kuadër të grupit “C”
E mërkurë, 23.08. – 18:00 (KMF Shkupi 1927 vs Maccabi Tel-Aviv)
E mërkurë, 23.08. – 20:15 (FC Diamant Linz vs Luxol St Andrews)
E enjte, 24.08. – 18:00 (Luxol St Andrews vs KMF Shkupi 1927)
E enjte, 24.08. – 20:15 (FC Diamant Linz vs Maccabi Tel-Aviv)
E shtunë, 26.8. – 18:00 (Maccabi Tel-Aviv vs Luxol St Andrews)
E shtunë, 26.8. – 20:15 (KMF Shkupi 1927 vs FC Diamant Linz)

Leave a Reply