Orari i ndeshjeve të “Serie A”, ja kur zhvillohet super përballja Juve-Lacio

Pas dhënies së miratimit nga qeveria italiane për të rifilluar ndeshjet e “Serie A” me datën 20 qershor, liga e futbollit italian po punon për përcaktimin e orareve të ndeshjeve, pasi pjesa e mbetur e sezonit do të zgjasë deri në muajt e nxehtë e verës.

Klubet e futbollit italian kanë kërkuar që takimet të mos zhvillohen para orës 17:00 për shkak të nxehtësisë së madhe, ndërkohë oraret kur mund të luhen takimet janë 17:00, 17:15, 19:15 dhe 21:30.

Për sa i përket super sfidës midis dy skuadrave të para në tabelë, Juventusit dhe Lacios “ANSA” dhe “Tuttosport” raportojnë se kjo sfidë mund të luhet me datë 20 korrik, derisa orari i mundshëm është 21:30.

Edicioni 2019-2020 në “Serie A” do të mbyllet me 2 gusht.

Leave a Reply