Njëri prej të infektuarve te Shkëndija është futbollistë!?

Dy raste me “Covid 19” dolën të jenë te Shkëndija, ndërsa siç mëson “infOSport.mk”, njëri prej tyre është futbollistë. Lajmin për të infektuarit e konfirmuan edhe nga vetë skuadra kampione në fuqi e vendit, mirëpo duke mos zbuluar emrat e tyre.

Ata theksuan se do i respektojnë të gjitha instruksionet e organeve kompetente dhe se dy anëtarët e tyre të infektuar me COVID-19, tashmë ndodhen në izolim.

Leave a Reply