3 prej të infektuarve te Renova janë futbollistë!

Gjatë ditës së sotme e gjithë skuadra e Renovës iu nënshtrua testit për “Covid 19”, pas së cilës u mësua se 4 prej tyre dolën të jenë pozitiv. Siç mëson “infOSport.mk”, 3 prej tyre janë futbollistë, ndërsa një prej kryesisë së klubit.

Menjëherë pas këtij rasti, e gjithë skuadra e Renovës është vendosur në karantinë, ndërsa një gjë të tillë për “infOSport.mk” konfirmoi edhe drejtori sportiv, Fisnik Nuhiu.

“Ne e kemi izoluar komplet ekipin prej sot. Të gjithë janë nëpër shtëpitë e tyre dhe janë të urdhëruar mos të dalin jashtë, sepse presim vendim nga organet kompetente çfar do thonë. Ky është rregull që i gjithë klubi të izolohet, ashtu që neve e respektojmë këtë” – tha enkas për “infOSport.mk”, Fisnik Nuhiu.

Leave a Reply