Renova dështon sërish (VIDEO)

Renova edhe pas 4 xhirove në elitën e futbollit vendor mbetet pa fitore. Të besuarit e trajnerit Vllatko Kostov pësuan edhe disfatën e dytë këtë edicion, kësaj rradhe në transfertën ndaj Akademija Pandev, shkruan “infOSport.mk”.

Skuadra nga Xhepçishti pësoi disfatë minimale 1:0, me një gol të shënuar në pjesën e dytë.

Autorë i golit të vetëm në këtë përballje ishte Zoran Baldovaliev,  i cili ishte i saktë nga pika e bardhë.

Falë kësaj fitore Akademija Pandev arriti në kuotën e 7 pikëve dhe aktualisht ndodhet në pozitën e tretë, teksa Renova pas kësaj disfate, tashmë ndodhet në pozitën e fundit me vetëm dy pikë të tubuara.

GOLI I BALDOVALIEV QE I MJAFTOI AKADEMIA PANDEV PER TE MUNDUR RENOVEN*********************************************

Публикувахте от infosport.mk в 10 септември 2017 г.

Leave a Reply