Jasharovski mendon për fitoren e FC Shkupit (VIDEO)

Alen Jasharovski me golin e realizuar në minutën e fundit të takimit i siguroi fitoren e parë në sezonin e ri FC Shkupit, skuadër kjo e cila sot në Çair ngadhnjeu nda Rabotniçkit, 2:1.

Ishte kjo një super ndeshje, në të cilën të besuarit e trajnerit Ardian Nuhiu, besonin te fitorja deri në momentin e fundit, besim ky që iu pagua atyre me golin e realizuar nga ana e sulmuesit Alen Jasharovski.

Ky gol solli një delirium të vërtetë në tribunat e stadiumit në Çair, duke bërë që festa të vazhdojë edhe pas përfundimit të ndeshjes.

Ndryshe këtë fitore të “bardhekaltërve” e paralajmëroi sulmuesi francez, Emanuel Mbella me golin e realizuar pas vetëm 4 minutave lojë. Golit të tij iu kundërpërgjigjë mbrojtësi kumanovar, Nehar Sadiki, i cili kërceu më së larti në zonën e vendasve, dhe me kokë arriti që të mposht portierin Suat Zendeli.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 20-të, kur “romantikët” barazuan rezultatin në 1:1, rezultat ky që ishte valid deri në minutën e fundit të takimit, atëherë kur në skenë doli Alen Jasharovski, që u përkujdes për fitoren e parë të FC Shkupit në sezonin e ri.

Falë kësaj fitore Shkupi tashmë ndodhet në pozitën e 6-të me 4 pikë të tubuara, teksa Rabotniçki tashmë ndodhet në pozitën e 8-të, me vetëm dy pikë të tubuara.

Leave a Reply