Izo shënon, por Shkëndija barazon (VIDEO)

Shkëndija nuk ka shkuar më shumë se një barazim në ndeshjen e javës së katërt përballë Pobedës nga Prilepi. Të dyja skuadrat zhvilluan një super ndeshje në stadiumin e qytetit në Tetovë, që në fund u mbyll me barazimin 3:3.

Ishte kjo një ndeshje me shumë kthesa, ku të dyja skuadrat krijonin epërsi, mirëpo që në fund nuk arrinin ta ruanin dot.

Najdovski me golin e shënuar në minutën e 16-të paralajmëroi se Pobeda në Tetovë ka ardhur për senzacion. Goli i tij në rrjetën e Zahov bëri që Shkëndija të këndellet dhe me anë të Izair Eminit në minutën e 30-të të barazojë shifrat në 1:1. Braziliani Zhunior mjaft mirë nga e majta harkoi në zonën kundërshtare, ku më së miri u gjind Izair Emini, i cili me kokë shnëoi për 1:1.

Deri në mbyllje të pjesës së parë Shkëndija arriti që të kthejë rezultatin në favorin e saj, falë golit të shënuar nga Besart Ibraimi nga pika e bardhë vetëm dy minuta para mbylljes së pjesës së parë.

Dhe kur të gjithë menduan se Shkëndija në pjesën e dytë do të vazhdojë në të njëjtin ritëm, ashtu nuk ndodhi pasi mysafirët nga Prilepi brenda 8 minutave të para shënuan dy gola të tjerë në rrjetën e Zahov.

CVETANOVSKI BARAZON NDAJ SHKËNDIJËSSHKËNDIJA – POBEDA 2:2 (D. Cvetanovski 49')

Публикувахте от infosport.mk в 10 септември 2017 г.

Fillimisht Dejan Cvetanovski në minutën e 49-të barazoi shifrat në 2:2, teksa qendërsulmuesi veteran, Bllagoja Geshoski në minutën e 53-të, edhe për herë të dytë në këtë përballje kaloi në epërsi Pobedën.

GESHOSKI KALON SËRISH NË EPËRSI POBEDËNSHKENDIJA – POBEDA 2:3 (B. Geshoski 53')

Публикувахте от infosport.mk в 10 септември 2017 г.

Barazimin dhe një pikë nga kjo përballje, ku Shkëndija shihej si favorit absolut ia siguroi rezervisti Besart Abdurahimi, me golin e realizuar në minutën e 88-të.

SHKENDIJA BARAZON REZULTATIN NDAJ POBEDESSHKENDJA – POBEDA 3:3(B. Abdurrahimi 88')

Публикувахте от infosport.mk в 10 септември 2017 г.

Edhe përkundër këtij barazimi Shkëndija vazhdon të udhëheq tabelën e klasifikimit me 10 pikë të tubuara, dy më shumë se elisteri në pozitën e dytë që sot barazoi pa gola ndaj Skopjes.

Në dy ndeshjet tjera Shkupi me rezultatin 2:1 mundi Rabotniçkin, teksa Akademia Pandev me rezultatin minimal 1:0 mundi Renovën.

LPFM, Java IV

Akademija Pandev 1 – 0 Renova
Pelisteri 0 – 0 Skopje
Shkëndija 3 – 3 Pobeda
Shkupi 2 – 1 Rabotniçki
Vardari 3 – 1 Sileksi

Leave a Reply