Fenerbahçe refuzon ofertën 28 prej mln euro për Muriqin!

Vedat Muriqi ka qenë në qendër të merkatos së janarit teksa nga Anglia, ka pasur një sërë klubesh të gatshme për të përmbushur kërkesat e klubit të tij aktual, Fenerbahçe.

Sulmuesi kosovar ka shkëlqyer me gola dhe e ka nisur edhe këtë vit me të njëjtin zakon, duke udhëhequr skuadrën nga “Shukru Saraçoglllu” në garën për titullin e kampionit, që tashmë kësaj skuadre i mungon plotë 6 vite gati.

Së fundmi, është zbuluar se Fenerbahçe ka refuzuar një ofertë prej 28 milionë eurosh për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës nga skuadra e Premierligës angleze, Bërnli.

Turqit nuk duan ta humbasin në asnjë mënyrë liderin e tyre dhe në këtë formë kanë hedhur poshtë ofertën. Ndërkohë, nëse transferimi do kryhej me sukses, atëherë do të ishte edhe një rekord për Superligën turke.

Muriqi do shndërrohej në futbollistin më të shtrenjtë që largohej nga Turqia, teksa aktualisht rekordi mbahet nga ish sulmuesi i Beshiktashit, Xhenk Tosun, i cili janarin e vitit 2018-të për shumën e 25 milion eurove kaloi në rradhët e Evertonit, mirëpo që tashmë në vitin 2020 si i huazuar po luan te Kristal Pallas.

Leave a Reply