Një tjetër trajner i njohur i “Serie A” me Koronavirus

Fiorentina ishte një ndër skuadrat më të prekura nga virusi Korona. Disa futbollistë të kësaj skukadrekishin rezultuar pozitiv me “Covid 19”, mes tyre edhe trajneri, Bepe Jakini.

Lajmin e konfirmoi presidenti i klubit nga Firenca, Roko Komiso. Ky i fundit e preku këtë temë gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme.

“Jakini më ka impresionuar, punon shumë. Ka qenë i sëmurë këtë periudhë, ishte infektuar nga koronavirusi dhe unë nuk e dija. Ai ka mbështetjen time të plotë”, deklaroi Komiso.

Gjithsej 6 futbollistë të Fiorentinës u infektuan dhe luftuan me virusin e frikshëm, mes tyre Patrik Kutrone, Dushan Vlaoviç dhe kapiteni i skuadrës, German Pecella.

Leave a Reply