Ramiz Lladrovci dhuron “shou” edhe në ndeshje futbolli “A po ta rrok bre” (VIDEO)

Pas afro tre muajve shkaku i koronavirusit, futbolli i Kosovës shënoi rikthimin më 2 dhe 3 qershor me dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës.

Njëra nga ndeshjet e para gjysmëfinale u zhvillua në Suharekë mes Ballkanit dhe Feronikelit, ndeshje e cila pëfundoi me rezultatin e fillimit 0:0.

Në mesin e të pranishmëve në tribunat e stadiumit ishte edhe Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili u përkujdes edhe për të dhuruar ‘shou’ në stilin e tij. Ai këtë herë e kishte me kamerat e KTV-së, e ku kameramani i kësaj shtëpie televizive po merrte ca sekuenca nga VIP ulëset e stadiumit të Ballkanit, aty ku përveç Lladrovcit ndodhej edhe numri një i futbollit të Kosovës, Agim Ademi, si dhe humanisti i madh Halil Kastrati.

FAULLAT E JAVËS

Ramiz Lladrovcit i pëlqen kamera e KTV-së në stadiume

Публикувахте от Sporti në KTV в Понеделник, 8 юни 2020 г.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit mes Ballkanit dhe Feronikelit zhvillohet më 17 qershor në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, derisa në gjysmëfinalen tjetër Prishtina do të futet me një epërsi të madhe përballë Drenicës, kjo pasi në ndeshjen e parë në kryeqendrën kosovare, të përzgjedhurit e Armend Dallkut kishin shënuar fitore 3:0.

Leave a Reply