Filip Lazarevski drejt largimit nga FC Shkupi

Shkupi dhe Filip Lazarevski si duket do ti ndajnë rrugët. Lazarevski që është portieri i dytë te Shkupi, shihet drejt largimit nga skuadra e Çairit. Ai te bardheblutë erdhi para 6 muajve.

Portieri 23 vjeçar gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e ekipeve si Metallurgu, Euro Milku, Boreci, Rabotniçki, Korabi, Labunishta dhe së fundmi Shkupi. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e përfaqësueses U15, U17 dhe U19 të Maqedonisë së Veriut.

Lazarevski ka disa opsione ideale për ta vazhduar karrierën, ndërsa mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e tij në sezonin e ri.

Leave a Reply