Sane te Bajerni i Munihut do të veshë fanellën me numër 10

Tek Bajerni i Munihut kanë vendosur ti besojnë fanellën me numrin 10 blerjes së tyre më të re, Leroy Sane.

Ish sulmuesi i Mançester Sitit u transferua tek “bavarezët” për një çmim prej 49 milionë eurosh ditën e sotme, ndërsa në këtë transferim të reprezentuesit gjerman, i përfshirë ishte edhe menaxheri tetovarë, Fali Ramadani.

Dhe mesa duket gjermani do të marrë numrin 10 të Filipe Kutinjos me brazilianin që pritet të largohet këtë verë nga “Alianc Arena”.

Leave a Reply