Ballkani debuton me barazim në Ligën e Kampionëve

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 përballë Zhalgiris në ndeshjen e turit të parë kualifikues në kuadër të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, skuadra e Ilir Dajës, kaloi e para në epërsi falë golit të sënuar nga Nazmi Gripshi pas 15 minutash lojë, kur i njëjti me një goditje nga distanca arriti që të mposht portierin mysafir.

Megjithatë festa e kampionëve nga Suharreka zgjati vetëm pak momente, pasi në minutën e 25-të lituanezët barazuan me Oliver Buff.

Në fraksionin e dytë ritmi i lojës u ul ndjeshëm, edhe pse realisht të besuarit e Dajës ishin më ëkërkues dhe krijuan raste për gol, po pa finalizim, ashtu që udhëtuesin për në raundin e dytë do ta jep vetëm ndeshja e kthimit, që në program është pas një jave (12 korrik) në tokën lituaneze. (infOSport.mk)

Leave a Reply