Fitore historike e FC Shkupit në Ligën e Kampionëve

FC Shkupi sonte në arenën “Todor Proeski” në kuadër të turit të parë mundi ekipin e Lincoln RED IMPS FC me rezultatin 3:0, duke regjistruar fitoren më të thellë në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Për herë të parë skuadra nga Çairi në këtë kompeticion kishte debutuar në vitin 2000, kur atë kohë ishte bërë skuadra e parë nga Maqedonia që kishte kaluar raundin e parë në ligën më prestigjioze europiane nën emrin Slloga Jugomagnat.

Atë kohë “pëllumbat” nga Çairi kishin kaluar pengesën e parë të qauajtur Kapaz nga Azerbejxhani, duke e mundur në Shkup me rezultatin 1:0, ashtu që pavarësisht disfatës 2:1 në transfertë, kaluan në raundin e dytë, aty ku u eliminuan nga gjigandët danez të Brondbit me rezultatin e përgjitshëm 2:0, (1:0, 1:0).

Të njëjtin sukses skuadra nga Çairi e përsëriti edhe vitin 2002, kur falë golit si mysafir (1:1), pavarësisht barazimit 0:0 në shtëpi kaloi skuadrën lituaneze të Kaunas në raundin e parë, për tu eliminuar më pas nga Steaua e Bukureshtit me rezultatin e përgjithshëm 5:1 (2:1 në Shkup, 3:0 në Bukuresht).

Pra fitorja 3:0 ndaj Lincoln RED IMPS FC është vetëm fitorja e dytë për FC Shkupin & Slloga Jugomagnatin në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, pas asaj ndaj Kapaz (1:0) dhe me siguri më  e thella në historikun e skuadrës nga Çairi, që sonte zhvilloi ndeshjen e saj të 11-të në kuadër të kompeticionit më të rëndësishëm europian në nivel  klubesh. (infOSport.mk)

Leave a Reply