Plotë 12 futbollistë, apo më mirë thënë i gjithë ekipi i sezonit të kaluar tashmë ka rinovuar kontratat me Renovën, njofton “infOSport.mk”. Pas plotë 10 futbollistëve, gjatë ditës së sotme, ishin dy portierët, Hadis Veli dhe Valon Neziri, që vazhduan bashkëpunimin me skuadrën e Renovës.
Që të dy firmosën kontrata një vjeçare, duke ndjekur rrugën e Remzifaik Selmanit, Jasir Selmanit, Alush Gavazajt, Nenad Mishkovskit, Xhelil Abdullahut, Nehar Sadikit, Argjend Gafurit, Burim Sadikit Bashkim Veliut dhe Saimir Fetait.
Emra të ri te skuadra e Renovës janë dy sulmuesit, Alen Jasharovski dhe Emran Ramadani, ndërsa ditë më parë kontratën e parë profesionale me “gjipspunuesit” e nënshkroi edhe futbollisti i talentuar, Festim Ebibi.
Ky talent i dalë nga shkolla e Renovës, nënshkroi kontratë 3-vjeçare, ndërsa vlen të theksohet se pjesë e skuadrës nga Xhepçishti në sezonin e ri nuk do të jenë, Fisnik Zuka, Meriton Saliji, Lutfi Bilali dhe Florian Kadriu.