Zinedine Zidane ky “mjeshtër i futbollit”: 11 trofe nnë 209 ndeshje si trajner!

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane me të drejtë mund të quhet mjeshtër i futbollit, pas titullit të fituar mbrëmë me Real Madridin.

Skuadra “mbretërore” u shpall kampion i La Liga-s për herë të 34’të në histori, më shumë se çdo klub tjetër.

Ndeshja e mbrëmshme ndaj Viljarealit, ishte e 209-ta për Zinedin Zidane që drejtonte, Realin e Madridit, skuadër kjo që në fund shënoi fitore 2:1, që i mjaftoi për t’iu gëzuar titullit kampion në Spanjë, që i mungonte nga sezoni 2016/2017.

Zidane saktësisht në 209 ndeshje, ka fituar plotë 11 tituj, edhe atë 2 në La Liga, 2 në kuadër të Super Kupës së Spanjës, 3 në kuadër të Ligës së Kampionëve, 2 Super Kupa të Europës dhe 2 Kupa të Botës për klube.

Leave a Reply