ZYRTARE, Sharkoski bëhet i Rabotniçkit, nesër pritet edhe një tjetër futbollistë

Rabotniçki edhe zyrtarisht ka lidhur nën kontratë futbollistin e talentuar të Pobedës, Nikolla Sharkoski. Burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se ish numri 10-të i Pobedës  me “romantikët” ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, ndërsa besohet se ky nuk do të jetë i fundit që do i bashkohet kësaj skuadre gjatë afatit kalimtar të dimrit.

I pari që iu bashkua skuadrës shkupjane, ishte ish futbollisti i FC Shkupit, Bujamin Asani, që te skuadra nga Parku i Qytetit erdhi nga skuadra rumune e UTA Arad, ndërsa gjatë ditës së sotme drejt Shkupit udhëtoi edhe Gëzim Krasniqi, një futbollist i cili ditëve në vijim pritet që të prezantohet me fanellën e Rabotniçkit.

Futbollisti shqiptarë vjen nga rradhët e Partizanit të Tiranës dhe do të nënshkruajë kontratë 6 mujore, ndërsa gjatë ditës së nesërme Rabotniçkit pritet ti bashkohet edhe një futbollist nga Serbia.

Leave a Reply