Ardit Zeqiri sërish bashkë me Vëllazërimin e Kërçovës

Ardit Zeqiri do ti bashkohet sërish Vëllazërimit të Kërçovës, pjesë e së cilës ishte edhe gjatë vitit 2016-të, njofton “infOSport.mk”.  Futbollisti tetovar së fundmi ishte pjesë e Dritës së Bogovinës, ndërsa gjatë ditës së hënë pritet që të prezantohet nga ana drejtuesve të skuadrës kërçovare.

Ai në vitin 2016-të luajti një gjysëm sezon me skuadrën e Vëllazërimit, duke qenë një ndër futbollistët më standard te skuadra, që asaj kohe udhëhiqej nga Xhengis Rexhepi.

Ndryshe 20-vjeçari që luan si mesfushor difenziv, hapat e parë me futbollin i bëri te skuadra e Shkëndijës, duke luajtur për grupmoshat e reja, ndërsa beson se me Vëllazërimin do të kenë një gjysëmsezon të suksesshëm dhe se në fund do mbeten në pozitën e parë, aty ku skuadra kërçovare e kishte mbyllur pjesën e parë të sezonit 2017/2018.

VËLLAZËRIMI MUNDI METALURGUN, SHKËLQEU BILALI ME “TRIPLETË” (VIDEO)*********************************************************************Vëllazërimi ka shënuar fitore të thellë me rezultatin 4:0 në ndeshjen e javës së 9-të duke mundur në shtëpi Metalurgun, njofton “infOSport.mk”. Figurë qendrore te skuadra kërçovare në këtë përballje ishte Lutfi Bilali, i cili realizoi “hat-trik”, edhe atë në një periudhë kohore prej vetëm 12 minutave. Golin e parë Bilali e realizoi në minutën e 72-të, ndërsa 10 minuta më vonë pas një gabimi të mbrojtjes mysafire me një parabolë realizoi edhe golin e dytë në rrjetën e mysafirëve. Goli i tretë ishte më i bukuri i ndeshjes, kur Lutfi Bilali në manirin e golashënuesve të mëdhenj, pasi kishte vërejtur se portieri Filip Iliq kishte lëshuar portën paraboloi këtë të fundit duke rrumbullaksuar “hat-trikun” e tij në këtë përballje, ndërsa fitoren e Vëllazërimit 4:0 ndaj skuadrës shkupjane të Metalurgut e vulosi Ardit Zeqiri me golin e realizuar në minutën e 87-të. Falë kësaj fitore Vëllazërimi arriti në kuotën e 13-të pikëve, duke u barazuar kështu me Metalurgun dhe duke u pozicionuar në pozitën e 5-të në renditjen tabelare.

Публикувахте от infosport.mk в 22 октомври 2016 г.

Leave a Reply