Shkëndija i nis me këmbë të mbarë ndeshjet kontrolluese

Pesë muaj pas ndeshjes së fundit në kuadër të kampionatit të kaluar i ndërprerë shkaku i pandemisë me COVID-19, Shkëndija gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar ndeshjen e parë, edhe atë ndaj Gostivarit, njofton “infOSport.mk”.

Ishte ky një takim testues si pjesë e përgatitjeve verore për sezonin e ri dhe pjesëmarrjen në eliminatoret e Liga Europa për ekipin “kuqezi”, që edhe në sezonin e ri do të udhëhiqet nga trajneri Ernest Gjoka.

Shkëndija ishte skuadra që e dominoi ndeshjen, ndërsa goli erdhi në minutën e 29-të, pas një aksioni të Ahmedit dhe harkimit të saktë të Nafiut, të cilin në maksimum e shfrytëzoi Omar Imeri, i cili në shtyllën e dytë me një goditje vole realizoi golin e epërsisë për “kuqezinjët”, që në fund u tregua edhe si vendimtarë.

Leave a Reply