Tirana heq dorë nga Toshevski, transferon ish kapitenin e Shqipërisë U21

Ardit Toli edhe  zyrtarisht është përforcimi i dytë në rradhët e Tiranës, pas Albion Avdijajt. Bëhet fjalë për një futbollistë 23-vjeçar që luan në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Ai deri më tani ka luajtur vetëm në Greqi, ndërsa me kampionët e ri të Shqipërisë ka firmosur për një sezon me të drejtën e rinovimit dhe për një edicion tjetër.

Toli u prezantua sot në ambjentet e klubit “bardheblu” i shoqëruar nga menaxheri i tij Drini Caushi.

Kujtojmë Tirana ishte në bisedime edhe me futbollistin e Vardarit, Kristijan Toshevski, për shërbimet e të cilit interesohet edhe FC Shkupi.

Leave a Reply