Rabotniçki falë Djurdjeviç avanson pas 45 minutave të para ndaj Bellasicës (VIDEO)

Rabotniçki e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0 pjesën e parë ndaj Bellasicës,  njofton “infOSport.mk”.

7 minuta para fundit të takimit, një harkim nga e majta e Kristijan Stojkoskit, mjaft mirë në zonën kundërshtare e shfrytëzoi sulmuesi Fahrudin Djurdjeviç, i cili në ato momente kaloi në epërsi skuadrën vendase.

Rabotniçki avanson ndaj Bellasices

Rabotniçki avanson ndaj BellasicesRABOTNIÇKI – BELLASICA 1:0(F. Djurdjeviç 38')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 15 август 2020 г.

Rabotniçki ishte kundërshtarë më i mirë gjatë 45 minutave të para, ashtu që me meritë avansoi ndaj mysafirëve nga Strumica, të cilët më seriozisht u kanosën vetëm një herë para portës së Riste Jankov.

Në anën tjetër Rabotniçki me anë të Goran Siljanovskit pati dhe një mundësi tjetër të artë para se të avansonte, mirëpo kapiteni i “romantikëve” nuk arriti që të shënojë në rrjetën e Bellasicës.

Kujtojmë ndeshja Rabotniçki-Bellasica është e vetmja e ditës së sotme, e vlefshme për javën e dytë në elitën e futbollit vendor, që nisi dje me takimin Sileksi – Pelisteri (2:2).

Leave a Reply