Ferhan Hasani shkëlqen, “hat-trik” në fitoren e Helsnikut ndaj Haka

Ferhan Hasani ka regjistruar “hat-trikun” e tij të parë me fanellën e Helsinkit, duke ndihmuar në këtë mënyrë skuadrën e tij për të marrë fitore 4:1 në udhëtim te Haka, njofton “infOSport.mk”.

Që të gjithë 5 golat u shënuan gjatë pjesës së dytë, ndërsa serinë e golave, ish futbollisti i Shkëndijës e nisi në minutën e 59-të, kur nga penaltia dyfishoi rezultatin në 2:0, pas golit të parë të shënuar nga Broune.

Golin e dytë personal dhe të tretin për Helsinkin në këtë përballje, Hasani e realizoi në minutën e 65-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, sërish nga pika e bardhë rrumbullaksoi “hat-trikun” e tij të parë në elitën e futbollit finlandez, ndërsa me këtë edhe fitoren e 6-të sezonale pas 10 ndeshjeve të zhvilluara të skuadrës së tij.

Ndryshe për Hasanin ishte kjo ndeshja e 7-të sezonale dhe goli i tij i katërt, duke pasur parasysh se kishte shënuar edhe përballë Ilves.

Me këtë fitore Helsinki me 21 pikë renditet në pozitën e dytë, menjëherë pas Inter Turku, që ka 25 pikë, por edhe një ndeshje më shumë.

Leave a Reply