Rastet me Covid 19 te Prishtina, zyrtarë të UEFA-s në takim me zyrtarë nga Ministria e Sportit në Gjibraltar

Ndeshja midis Lincoln Red dhe Prishtinës pak orë më parë u anulua, kjo për shkak se 8 pjesëtarë të skuadrës kosovare dolën pozitiv me “Covid 19”.

Ndeshja në fjalë duheshe të luhet në Gjibraltar sot me fillim prej orës 18:00.

Sipas mediumit nga ky vend, GBC Neës, zyrtarë të UEFA-s ndodhen momentalisht në takim me ministrin e Sportit të Gjibraltarit, Steven Linares.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë vendim të ri lidhur me takimin në fjalë.

Leave a Reply