Çka po ndodh me skuadrat kosovare, anulohet edhe takimi i Gjilanit kundër Tre Penne!

Takimi midis skuadrës nga San Marino, Tre Penne dhe skuadrës kosovare të Gjilanit, që duheshe të zhvillohet sonte me fillim në ora 21:00 në kuadër të paraeliminatoreve të Liga Europa, është anuluar, kjo pasi një futbollist i klubit kosovar ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Fjala është Shend Kelmendin, ndërsa pjesë tjetër e skuadrës thuhet të kishin dalur negativ.

Në rast se kjo është e vërtetë, atëherë takimi mes Tre Penne dhe Gjilanit pritet të luhet gjatë ditës së nesërme.

Leave a Reply