Messi falë sheikëve të Mançester Sitit, bëhet milioner

E ardhmja e Lionel Messit është shumë larg Barcelonës! Sipas “Daily Record”, ylli argjentinas tashmë ka në parim një marrëveshje me “City Football Group”, kompani kjo që ka në pronësi skuadrat si Mançester Siti, Nju Jork Siti, Melburn Siti, etj.

Pasi të kompletoj “divorcin” me Barcelonën, Messi do të nënshkruaj një kontratë “stratosferike” që do të kap shifrën e 700 milionë eurove.

Për tri vite, ai do të luaj në Premierligë te Mançester Siti, me një pagë të lartë dhe më pas karrierën do ta vazhdoj në MLS te Nju Jork Siti.

Për t’iu shmangur dënimit nga “Fair Play Financiar”, Messi do të marr shumicën e parave si shpërblime pasi të ketë kaluar në Amerikë.

Kjo do të bëhet edhe marrëveshja më e shtrenjtë në histori të futbollit derisa Lionel Messi do të bëhet miliarder.

Leave a Reply