Granit Xhaka kapiten i ri te kombëtarja e Zvicrës

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka do të jetë kapiteni i ri te Kombëtarja e Zvicrës. Futbollisti shqiptarë do të udhëheq “helvetët” sot në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve kundër Ukrainës. Xhaka këtë përgjegjësi e merrë nga ana e Stefan Lihtshajner, i cili i dha fund futbollit aktiv.

Xhaka për një periudhë mbante shiritin e kapitenit edhe te Arsenali, mirëpo nuk arriti që ta menaxhojë mirë situatën. Shiriti i kapiteni iu morrë tetorin e vitit të kaluar nga ish menaxheri, Unaj Emeri, pas skandalit që kishte me një tifoz të skuadrës londineze.

Xhaka kishte hyrë në diskutim me tifozin e skuadrës së tij, derisa po lëshonte fushën në ndeshjen me Kristal Pallas.

Ishte ajo një periudhë shumë e rëndë për Xhakën që ndikoi edhe në paraqitjet e tij me Arsenalin. Madje shumë media shkruanin për largimin e tij nga Londra, mirëpo me ardhjen e Mikel Artetas, gjërat ndryshuan, pasi Xhaka u rikthye ai i vjetri, duke u shndërruar sërish në një nga liderët e “topçinjëve” në mesfushë.

Leave a Reply